Një 35-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për përndjekje dhe heqje të paligjshme të lirisë.
A.K 35-vjeç është arrestuar nga Policia pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij ish-të dashurën, me të cilën ishin ndarë prej disa kohësh.
Pas kësaj e reja e ka denoncuar në Polici, dhe më pas ai është arrestuar, pasi prej kohësh i krijonte asaj ndjenjën e pasigurisë për jetën.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.
(E.K/Faxweb.al)