Mori me qera një banesë për kultivimin e kanabisit, pranga policit në Fier, arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë

0
61

Një efektiv policie është arrestuar pasi dyshohet se ishte i përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë.

Efektivi i policisë kishte marrë me qera një banesë për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi:

Fier – Arrestimi i punonjësit të Policisë dhe 3 shtetasve/ AMP sekuestron edhe 500 gr
cannabis sattiva
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

/vijon…