Mori me qira Audi-n luksoz, autori do ta shiste për 50 mijë euro pasi denoncoi ‘vjedhjen’! Si u zbulua nga kompania gjermane edhe pas heqjes së GPS

0
51

39-vjeçari që mori një makinë me qira në Gjermani, e fshehu në Shqipëri dhe e denoncoi si të vjedhur është një shtetas turko-gjerman.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se Yucehan Er e kishte marrë “Audi-n” në një servis gjerman, që jepte makina me qira dhe pasi e solli në Tiranë, negocioi me Ervis Kosovën, një të apasionuar pas makinave të shpejta dhe të shtrenjta, për t’ia shitur për 50 mijë euro.

Makina luksoze ruhej në oborrin e një banese në Prush, ku autori kishte hequr baterinë dhe GPS, por kompania gjermane mundi të lokalizonte mjetin dhe të dhënat i dërgoi në Policinë e Shtetit.