Njoftimi i plotë:
Lushnjë/Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar. I shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin: J. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë
Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në periudhën kohore shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ky shtetas ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më. Njërin nga automjetet e marra me qera nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.