Mori para për të manipuluar provat, Gjykata e Elbasanit pranon si të pandehur punonjësin e policisë

0
1561

Gjykata e Elbasanit ka pranuar të marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës punonjësin e policisë Kujtim Ozuni.

Ai u arrestua kohë më parë për këto dy akuza pasi i kishte marrë një sasi parash një personi që kishte bërë aksident dhe nëpërmjet rryshfetit i ka kthyer mjetin kundra ligjit.

Aktualisht edhe pse nën hetim Ozuni vijon të jetë ende pjesë e policisë rrugore Elbasan.

Në vitin 2021 SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 54-vjeçarit.

  • “Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore, ai dyshohet se ka marrë rryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas.”, thuhej ndër të tjera në hetimin e atëhershëm.