Mori ryshfet që të ndikonte te gjyqtari, SPAK zbardh akuzat ndaj avokatit

0
3

SPAK ka zbardh akuzat që rëndojnë ndaj avokatit Bardhi Koçi. Koçi kur ishte i punësuar me detyrë Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit ka kërkuar Pranvera Meshi 4000 euro me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

– Advertisement –

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Avokati u dënua me 1vit e 8 muaj burgim pasi iu ul 1/3 e dënimit. Atij iu hoq e drejta për të ushtruar funksionin e avokatit për një periudhë prej 3 vitesh.

Ndaj Meshit është vendosur masa “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Ajo akzuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Bardhi Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në tre episode), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4, i Kodit Penal dhe Pranvera Meshi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2, i Kodit Penal”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri me vendimin nr. 81, datë 17.12.2025 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në episodin 1), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në episodin 2), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në episodin 3), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  6. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Bardhi Koçi me një masë të vetme prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  7. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
  8. Në aplikim të neneve 30/5 dhe 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Bardhi Koçi, për të ushtruar funksionin e avokatit për një periudhë prej 3 (tre) vitesh.
  9. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Bardhi Koçi duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 3 (vite) e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
  10. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
  11. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas vendimit Nr.61006-00434-002025 akti, datë 29.07.2025, të Gjykatës së Lartë.
  12. Deklarimin fajtore të të pandehurës Pranvera Meshi, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1(një) vit burgim.
  13. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 8(tetë) muaj burgim.
  14. Në zbatim të nenit 52/a/1 të Kodit Penal, gjykata urdhëron përjashtimin nga vuajtja e dënimit për të pandehurën Pranvera Meshi.
  15. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar me vendimin nr.10, datë 27.02.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  16. Lidhur me Provat materiale bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, gjykata disponon si më poshtë ku: -1 (një) aparat telefonik celular i markës Iphone 13, model MLPH3B/A, me nr. serial ****, me IME1 ****, me IMEI2 ****, në përdorim të shtetases Pranvera Xh. Meshi, i kthehet të pandehurës Pranvera Meshi; -1(Një) USB e markës “Verbatim”, me numër serial ****, e aktit të ekspertimit nr.209, datë 23.07.2025, mbetet pjesë e akteve të dosjes.
  17. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD e Përgjimeve dhe CD me të dhënat nga kompanitë celulare, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.
  18. Shpenzimet hetimore në masën 5258.1 (pesë mijë e dyqind e njëzet e tetë pikë një) lekë si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
  19. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.