Mori vulën, Berisha i buzëqeshur: Nuk mund të ishte ndryshe, mesazh i qartë për bashkim!

0
125

Pas vendimit të Gjykatës, e cila njohu vendimet Statutore të dala nga Kuvendi i 11 Dhjetorit,  Sali Berisha në një deklaratë për mediet u shpreh se ky vendim dha një mesazh të qartë, bashkim të demokratëve.

Para mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha doli i  buzëqeshur para kamerave dhe tha se vendimi nuk mund të ishte ndryshe nga ai që mori Gjykata sot

Berisha: Vendim i cili në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Mesazhi i tij sot për të gjithë demokratët është një dhe vetëm një, bashkim, bashkim dhe bashkim.

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj megjithatë e quajti vendimin e Gjykatës në nivelin e skandalit dhe u shpreh se do ta ankimojnë.

Mori vulën, Berisha i buzëqeshur: Nuk mund të ishte ndryshe,

Mori vulën, Berisha i buzëqeshur: Nuk mund të ishte ndryshe,