Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij privat është gjetur një sasi zhavori e marrë nga lumi Shkumbin, që ky shtetas e tregonte duke fshehur të ardhurat.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./elbasani flash