“Mos ha mish lepuri dhe ngjala sepse të del fëmija…”. Arbana sqaron ndjekësit: Do isha e mërzitshme nëse…

0
258

Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar një video në Instagram teksa ishte duke gatuar mish lepuri me patate në furrë, por ndjekësit nuk i kanë kursyer komentet dhe këshillat.

Sipas ndjekëses, ngrënia e mishit të lepurit gjatë periudhës së shtatzënisë, bën që fëmija kur lind të flejë me sy hapur.

Siç ndodh rrallë, Arbana ka zgjedhur që të japë një sqarim për këtë temë, duke thënë se shumë prej ushqimeve që poston nuk janë për të, por për familjen, ndërsa shton se nuk ka dashur që të publikojë ato që ha vetë.

“Duke iu falenderuar të gjithëve për këshillat dashamirëse dhe përkujdesen, më duhet të them se jo çdo që gjë gatuaj e konsumoj unë. Shpeshhere (Sidomos tani) gatuaj më shumë për familjen dhe miqtë, të cilët nuk do i privoja kurrë nga të shijuarit e gjërave që unë nuk ha dot, ose nuk më pëlqejnë.

Më besoni që do isha e mërzitshme nëse do të publikoja vetëm gatimet e mia ”të shëndetshme” dhe kalorike, që po ha në këtë periudhë. Shtatzënia për mua është një rrugëtim i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat sa i takon ushqimir. Besoj se çdo nënën e di më mirë vetë se cila është më e mira për të dhe për atë që do të sjellë në jetë, ju dua të gjithëve”, përfundon Arbana.

 

realnews