Mos hidhni asgjë në kosh, mësoni të gatuani me gjërat e mbetura në frigorifer

0
216

Nga ZHAKLIN LEKATARI

Vitet e fundit, ushqyerja dhe jeta e shëndetshme ka qenë në qendër të vëmendjes, sigurisht për shkak të një vetëdijësimi më të madh rreth rëndësisë që ka në mirëqënien dhe shëndetin tonë. Mënyra si ne hamë dhe prodhojmë ushqimin, ndryshon botën. Mënyra si sillemi dhe si veprojmë me ambientin përreth nesh, ndikon në çdo dimension të jetës sonë. Zhvillimi i vrullshëm dhe globalizimi kanë sjellë nevoja të reja, nevoja për mënyra të reja të të konceptuarit të ushqimit dhe të zgjedhjeve inovative që nuk dëmtojnë mjedisin dhe janë të qëndrueshme.

“Food for tomorrow” është një inisiativë që është krijuar prej tashmë tre vjetësh nga bashëpunimi midis Institutit Suedez dhe palëve të interesuara, blogger ushqimi apo të rinjve të apasionuar në gjithë Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i këtij programi është të ndihmojë njerëzit të ndërtojnë partneritete të qëndrueshme në çështje të lidhura me ushqimin duke gjetur mundësi dhe mënyra të reja gatimi, nëpërmjet eksplorimit të ushqimit dhe sfidave të ndryshme që realizohen çdo vit.

Synimi i sfidës është të inkurajojë ndërgjegjësimin për ushqimin dhe ndikimin që ai ka në mjedis. Sfida është interesante dhe gjithëpërfshirëse, ajo kërkon nga çdokush që të ndryshojë zakonet ushqimore duke ricikluar ushqimin dhe duke u kthyer te gjërat themelore. Mund të merrni pjesë duke ndjekur hapat dhe duke ndarë recetat në rrjetet tuaja sociale.

7 sfida në Hani jeshillëqe – Bëhuni vegjetarianë për një ditë

Dita # 2 Kthehu tek gjërat themelore – Gatuaj vaktin tuaj nga e para

Dita # 3 Ka edhe më shumë për të eksploruar – Provoni diçka të re

Dita # 4 Shijoni mos e humbni – Duajini mbetjet tuaja

Dita # 5 Gatuaj së bashku – Hani së bashku

Dita # 6 Njihni fermerin tuaj – Eksploroni peisazhin tuaj ushqimor

Dita # 7 Zgjidhni sfidën tuaj sot!

Mirela Andoni që qëndron bas blogut “Papare the beauty of small things” ka qenë një nga të ftuarat në eventin e zhvilluar në rezidencën e Ambasadores Suedeze, për të nisur sfidën e javës, por dhe të për disktutuar mënyra të reja ndërgjegjësimi rreth ushqimit dhe gatimit.

Shefa kuzhine, food bloggers, entuziastë të ushqimit që një herë në vit mblidhen bashkë për të diskutuar dhe shijuar receta dhe shije të reja. Mirela tha që në takimin e vitit 2020,  menuja u kurua shefi i ambasadorit suedez në Beograd, i ftuar special, që gjithë servirjen e kreu duke ndjekur politikën e sfidës. Lëng perimesh dhe frutash të bërë nga mbetjet e ushqimeve të tjera të gatuara,  receta vegjetariane, supë me fasule dhe rrush, receta të krijuara nga e para pa asnjë përbërës të blerë, një tavolinë e shtruar bukur,  për të shijuar ushqimin së bashku e kështu më radhë.

Për të gëzuar me pjesëmarrësit ne event  dhe për të marrë pjesë në këtë sfidë, ne bashkë me Mirelën po ndajmë me ju recetën e supës me rrush, padyshim një shije e re dhe e  veçantë.

Supë me fasule të zeza dhe rrush me erë

Fasulet i vendosni në ujë një natë më parë dhe  i zieni derisa të zbuten plotësisht. Ne? tigan kaurdisni vaj ulliri, qepe?, hudhe?r, spec djege?s dhe ere?za te? freske?ta deri sa te? karamelizohen. Rrushin e pastroni nga farat. Ne? blender vendosni fasulet, qepe?n, rrushin, kripe?, piper dhe uthull rrushi. E bluani sipas de?shire?s dhe e shijoni te? ftohte?.

living