“Mos më prek me dorë, këtu do rri”, deputeti Edmond Spaho në protestë, përplaset me policinë e Korçës

0
150

Është tensionuar protesta e qytetarëve të Korçës. Gazetari Roland Beqiraj raporton se në një moment ka pasur përplasje të protestuesve me forcat e policisë, pasi këta të fundit tentojnë të lirojnë qarkullimin.

Sakaq, qytetarët vazhdojnë me thirrjet e tyre për uljen e çmimit të karburantit, por edhe produkteve të tjera. Aktualisht protesta është përqëndruar në qendër të Korçës, ndërsa pritet që të shpërndahet edhe në zona të tjera të qytetit.

Më herët sot, në Korçë u shënua një tjetër episod. Deputeti i grupit të Rithemelimit ë PD, Edmond Spaho, i cili in është bashkuar kësaj proteste u përplas me forcat e policisë.

Qytetarët e Korçës janë ngritur në protestë pasditen e sotme, 11 mars kundër rritjes së çmimeve. Kauzës së tyre i është bashkuar edhe deputeti demokrat Edmond Spaho, i pozicionuar në krah të Sali Berishës, në Grupin e Rithemelimit.

Ai  nuk është lejuar të dalë në bulevard. Në videot e sigurua nga Ora News, deputeti Spaho shihet teksa përplaset me forcat e policisë.

“Këtu do rri, mos më prek mua me dorë”, dëgjohet t’i thotë forcave të policisë.

Efektivët i bëjnë thirrje qytetarëve që të largohen në rrugë dhe mos bllokojnë qarkullimin e automjeteve.