“Mos na fusin në kurth këtu…”, Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi dhëndrin e ish kryebashkiakut të Elbasanit

0
3

Çapjat të zhytur në hasmëri me grupin Çela, kishin dyshime se Dumani ishte paguar ti eliminojë me antitank. Kjo ngjarje duket se u përdor nga Florenc Çapja dhe Bledar Muça, me qëllim për të takuar Dumanin. Dumani u thirr në një takim sqarues. Ndërmjetës ishin Elvis Çaushllari i njohur si ‘Vis Korçari’ dhe Eljo Bitri.

Takimi sqarues përfundoi me një kontratë vrasjeje me pagesë. Shënjestra ishte Sokol Sanxhaktari. Dhëndri i ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini. Sanxhaktari, ishte një prej njerëzve më të afërt të Suel Çelës aso kohe.

  • “Kur shkova aty, pashë njerëz me automatik në dorë, thashë unë pse, ne kemi ardhur si miq këtu apo si armiq se nuk mora vesh. Edhe i thashë atij, ore se mos na hajë njeri në besë këtu ne, “jo e lali ç’ke ti, ça do të hajnë n’besë, ke ardhur me mua këtu”. Hajt të besoj ty tani unë, u bë puna, erdha deri këtu unë……. hyj brenda unë, mirëmbrëma çuna, mirëmbrëma i fola”

Ndonëse ai shkoi atje për t’u sqaruar, Dumani iu ofrua një kontratë 200 mijë euro për kokën e Sanxhaktarit si fillim. Lista ishte e gjatë me njerëzit e Suel Çelës në shënjestër…

  • “Ti je shok i mirë, më tha Bledi, Bled Muça”, po duam të na ndihmosh, se kemi halle të mëdha. Ça hallesh ke ti, ti mbarojmë ne, çfarë do qyteti. Ti na mbaro këtu, se këtu na kanë vënë në kurriz shtetin Çelajt. Pra, bëhej fjalë për Suel Çelën. Atë nuk e kapim dot për momentin. Po ti do na ndihmosh të heqim disa krahë të atij. Një nga këto ishte Sokol Sanxhaktari.

Pas këtij takimi ata i dhënë dorën njëri-tjetrit, dhe Dumani nisi studimet në terren. Edhe pse mori informacion nga miku i tij Festim Qoli për vendndodhjen e Sanxhaktarit, Dumani e neglizhoi këtë punë.

  • “Ishte koha që duhet të isha më i angazhuar për ngjarjet e Erjon Alibejt, sa me Çapjat. Me thënë të drejtën edhe nuk kisha qejf të merresha me ata, sepse historia kishte nisur se ata nuk jepnin pagesat, ishin vrarë për punë pagesash, edhe nuk doja që edhe vet të përplasesha me ata. Përderisa unë nuk kisha punë me ata”

Ditën kur Sokol Sanxhaktari vrau shokun e tij Florjan Lamçja, Nuredin Dumani e mbante atë në vëzhgim.

  • “Atë natë që kishte qenë aty ai, po të kishim rënë dakord, po të më kishin dhënë lekët ata mua, që atë natë kishte për të ndodhur, para se të bënte atë që bëri ai…”

Atë natë, Sanxhaktari kreu vetë një vrasje nën efektet e alkolit dhe përfundoi në burg. Ishte fati, që i shpëtoi jetën pikërisht mbrëmjen kur i mori jetën shokut të tij.

 “Tu bëftë pushka top vëlla”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras një njeri…

Plani i pa finalizuar për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, nuk e ndali Nuredin Dumanin….. Në një qytet ku gjaku nuk thahej dhe besa ishte vetëm fjalë, ai bashkë me Erjon Alibejn, po ndërtonin listën e zezë të ekzekutimeve…

Në lagjen “Kala” të Elbasanit, në banesën ku Alibej ruante kujtimet e fëmijërisë, kaloheshin netët ku planifikoheshin vrasjet…

Shpesh, ata kalonin para lokaleve apo ambjenteve të kundërshtarëve me një furgon sigurie të blinduar. Sfidues, si një paralajmërim i heshtur: jemi këtu, dhe jemi gati.

  • “Në lagjen ‘Kala’ kishte një shtëpi të mëparshme, Erjon Alibej, pra jemi takuar aty. E ka sjellë Ceni, me furgon VITO ‘Gjoka Security’. Kemi dalë edhe xhiro nëpër Elbasan, me këtë furgon ‘Gjoka Security’, unë Erjon Alibej dhe Arsen Preçi. Kemi dalë duke i bërë, duke i bërë, si ta them: Sfidë, ata ku ai mendonte se i kishte kundërshtarët e tij, ku kishin lokale apo prona, i kalonim përballë atyre, ishim të armatosur normalisht.”

Në banezën që u kthye në bazën e tyre, në prani të Alibejt, Nuredin Dumani ka komunikuar në aplikacionin SKY ECC me Kel Kamamin alias Mikael Qosja. Njeriu i afërt i Çopjave, njihej edhe menofkën Keli i Kiçit. Komunikimi mes tyre kaloi në intriga për shitjen e njerëzve të tyre. Dumani të dorëzonte “Krymin”, pra Alibejn, dhe Kamami të shiste “Momën”, siç e thërrisnin Talo Çelën. Në fakt, Dumani po përpiqej ta fuste në kurth.

  • “Një nga bisedat e mia me Kel Kamamin, ishte se pse i vrava këta të katërt. Dorian Shkozën me Mirë Haxhinë, bashkë me vëllanë e vet. I thashë: dhe nuk do ndaloj duke i vrarë të gjithë shokët e Talos, e di që je dhe ti shoku Talos, po me ty e di që ke…. duke i bërë kështu si ta them moral, që ti ke burrni edhe ma jep Talon po të duash.. Më tha: “Ti më tha vrit ‘Krymin’ unë do të jap Talo Çelën edhe 2 milion euro”. I thashë jo, -ti më jep 1 milion e gjysmë euro, fillimisht më jep Talo Çelën, lekët mi jep pasi të vras ‘Krymin’. Po inskenonim një lojë me Erjonin, që ta bënim të bindur.”

Kur biseda u bë serioze në lojë futet edhe Hajdar Çopja, personi që donte të vdekur Erion Alibejin.

  • “Aty kur unë pranova më tha na foli “D”-së, “D-ja”, ishte Hajdar Çopja. Po i thonë Dari shkurt. I thash për kaparin, desha me i marr 1 milion euro kapar. 200 mijë tha ti lë ku të duash, i thashë jo, nuk e bëj për 200 mijë euro, se do paguaj shumë njerëz që ta bëj këtë punë, kështu që më jepni 1 milion euro që ta vazhdojmë edhe Talo Çelën. Edhe përfundimisht, ata nuk pranuan me këto kushte. Edhe i kam thënë do të vras Ramazanin, do të vras Regis Runajn, çdo 10 ditë do të vras nga një të afërmin tuaj, derisa të më jepni Talo Çelën, përgjigja që më tha, e mbaj mend mesazhin fiks, “Tu bëftë pushka top vëlla”.

Pas këtij mesazhi, Dumani, e mbajti fjalën. Ai u përgjigj me plumba. Më 20 korrik 2020, ekzekutohet Emiljano Ramazani, shoku i ngushtë i Kel Kamamit, informator në vrasjen e Endrit Alibejit.

Nëntë ditë më pas, më 29 korrik, vritet Regis Runaj, djali i tezes “Kelit Kicit”. Mesazhi ishte i qartë: çdo 10 ditë, një viktimë.

  • “Për Regis Runaj, e kishim vendosur shumë më përpara vrasjes së Ramazanit, por thjesht ishte çështje radhe, edhe po shihnim rrezikshmërinë se cilin person do të vendosnin për të ekzekutuar, pra për ta vrarë. Pasi e vendosëm për të vrarë Emiljano Ramazanin, siç e thashë radhën e kaluar, në të njëjtën kohë vendosëm për të vrarë edhe Regis Runajn.”

Dumani nuk i mori lekë për eliminimin e “Ilit”: I thashë Erjonit të kam “vëlla”, doja të futesha në linjat e kokainës

Afrimiteti i Dumanit me Alibejtë nuk ishte rastësor. Ai e kishte kuptuar peshën, lidhjet dhe financat e grupii. Ishte afruar, duke e quajtur edhe ‘vëlla’ “Krymin” duke e ndihmuar të eliminonte kundërshtarët e tij.  Synimi i tij ishte i qartë. Ai këkronte të bëhej ortak në trafikun e kokainës, pika e fortë e Alibejve.

  • “Unë si kam marrë lekë për Ramazanin, se diskutuam bashkë ne jemi vëllezër, nuk mund të më paguash me vra rob. Organizo çunat edhe ne punojmë bashkë me kokainë. Edhe ja kam nisur që aty në lidhje me kokainën.”
  • “Linjat e trafikut të drogës, që ishin njerëz me potencë. Që ishin deri nga vendet e origjinës drejt Bashkimit Evropian, por në Bashkimin Evropian, duhet të kishin njerëz me lidhje shumë të forta, që ta shisnin atë drogë, sepse i ngelej aty. Dhe Endriti ishte një nga këto, që e kishte aftësinë vetëm për shitje të brendshme, ku askush nuk mund ti thoshte jo, dhe të gjithë ishin të interesuar”, u shpreh Erion Alibej

Dumani, po forconte themelet e një bashkëpunimi të ri, më të madh: trafik kokainë, ndryshe nga Alibej i etur për hakmarrje…..

Objektivi i rradhës ishte Dine Çami.

Plani i tyre ndryshoi, mori kthesë tjetër, pasi organizata “Çopja”, ekzekutoi Klevis Kapllanin, shok fëmijërie i Dumanit…

“Po flisja me Klevis Kapllanin, më tha një sekondë vëlla se të shkruaj unë për pak, edhe nuk po më kthente më mesazh. Unë i shkruaja ai s’më kthente më. Mbas disa minutash më çon mesazh me zë Enver Diva e më thotë, “e o vëlla e kanë vrarë atë Klevisin, shokun tënd”. Si mo e kanë vrarë i thashë? Po tha, një ma pak. Thashë unë po bën shaka ky s’ka mundësi.”

Nuredin Dumani, shkoi vetë në vendngjarje Sinaballaj, po atë natë për ta parë vetë skenën e krimit. Pas atij momenti vendosi: objektivi i radhës nuk do ishte më Dine Cami, por Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës. Vendimi merret aty për aty.

“Atë ditë doja të vrisja se s’bën, për arsye se u vra Klevis Kapllani. E dija që është Talo në këtë mes, edhe për arsye të kundërpërgjigjem në sekonda me i ra vëllait të vet.Kisha një pistoletë që ma kishte bërë dhuratë Talo, edhe thosha me këtë do ti gjuaj Bujarit, që ta merrte vesh ai, që arma vet vrau vëllain e vet.”

Bashkë me Besian Xhixhën dhe Enver Divën, Nuredini niset për të marrë hakun e Kapllanit. Pa kaluar 48 orë nga vrasja e Klevisit, Bujar Çela qëllohet për vdekje në sy të disa miqve të tij. Dumani largohet më i vendosur se kurrë, se kjo luftë, nuk ka më kthim pas.

“Bujari na pa të gjithëve, edhe u hutua, u hutuan të gjithë aty. Kur doli Veri hapi derën e makinës, nga dera makinës i ka gjuajtur me scorpions Bujarit. Edhe thashë unë t’ia jap vetë gjuajtjen finale. I shkova aty, bëj me shkrep, nuk u shkrep arma, si duket se kisha vënë në terezi. I thashë, ore hajde se është gjallë ende. Thirra Besin, hajde, ja bëra me dorë hajde i thashë bjeri këtu. Besi nuk kishte bërë asi ngjarje më përpara. Edhe erdhi Besi, thashë bjeri, bjeri në kokë, edhe i ra Besi dy herë në kokë bap- bap, edhe pastaj ikëm me vrap.”

Një ditë pas atentatit ndaj Bujar Çelës, ndalohet Erjon Alibej. Ai u arrestua si porositës i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, falë dëshmisë së Euglen Halilit./top channel