Mosdeklarimi i plotë i pagave, Rama takim me bizneset: Do të përballeni me masa administrative dhe penale! Po grabiten pensionistët

0
40

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj po kryejnë një bashkëbisedim me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave që reflektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore, pensioneve.

Kreu i qeverisë u shpreh se ajo që po ndodh me mosdeklarimin e plotë të pagave është grabitje që po u bëhet pensionistëve, ndërsa shtoi se kushdo që nuk do të bëjë atë që e detyron ligji, do të përballet me pasoja, qoftë edhe me pasoja penale.

“Detyrim madhor për qeverinë tonë dhe për ju si sipërmarrje,, por edhe për të gjithë ne së bashku si fëmijë prindërish apo nipër e mbesa gjyshërish që sot janë në pension. Ne kemi detyrimin si qeveri të bëjmë çmos që jeta e tyre të jetë sa më e qetë që kushtet e tyre të përmirësohen sa të jetë e mundur dhe ata që kryejnë punë në këtë vend që janë sipërmarrjet dhe që paguajnë për punën, kanë detyrimin që çdo qindarkë të çdo pagese për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojë pensionistëve.

Ky është edhe detyrim i çdo kujt që merr një pagë.
Kemi një problem të madh pavarësisht të gjithë përmirësimeve me deklarimin e pagës reale. Një problem shumë i madh që jemi shumë të vendosur ta adresojmë e të mos presim përmirësimin gradual por të kërkojmë një përmirësim dhe adresim të shpejtë. Dëshirojmë e besojmë që kompanitë nuk do të jetë nevoja të vihen nën presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë dhe penale për grabitjen e pensioneve. Kjo është grabitje. Fjalë e rëndë por grabitje është”, u shpreh ai.

 

 

(BalkanWeb)