Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, parashikimi për sot

0
84

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore disi më të ngrohta me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar; mot, kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior duke rrezikuar flokë dëbore në Alpet e Veriut.