Kjo e mërkurë do të ketë një mot të kthjellët në vendin tonë.
Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar minimalisht 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 27 gradë.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 5 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 2 ballë.