Gjashtë tragete që do të udhëtonin nga Porti i Durrësit drejt Italisë dhe anasjelltas, kanë njoftuar anulimin e lundrimeve për shkak të motit të keq. Autoriteti Portual njofton se në orët në vazhdim dhe nesër pritet përkeqësim i motit.
Referuar parashikimeve për kushtet e motit në orët në vijim, kompanitë e lundrimeve që operojnë nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas, kanë bërë te ditur se:
- Dy tragetet që kishin planifikuar lundrim mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë atë;
- Edhe tragetet që operojnë nga Bari në Durrës nuk do të bëjnë nisje mbrëmjen e sotme;
- Po ashtu, trageti i linjës Durrës-Ankona, anulon lundrimin e parashikuar për ditën e sotme;
- Anulohet po ashtu edhe nisja e tragetit që ishte parashikuar të lundronte ditën e nesërme (dt. 21.01.2023) nga Ankona në drejtim të Porti të Durrësit
Në bazë të të dhënave nga Kapiteneria e Portit të Durrësit, parashikohet se situata hidrometeorologjike për vendin tonë për datat 20-22 Janar 2023 do të jetë e përkeqësuar duke filluar nga pasditja e sotme, dt. 20.01.2023. Era do të jetë me drejtimin Jug-Perëndim në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 25m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.