Moti i keq, era e fortë shkul pemët në Korçë

0
109

Moti i keq ka me shi dhe erëra të forta ka përfshirë sot vendin. Era e fortë ka shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike në disa zona të Juglindjes, si edhe ka shkulur pemë në qytetin e Korçës.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Rrugët nacionale kanë qenë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki nuk raportohen problematika.

Gjatë natës në territorin e qarkut Korçë ka patur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat janë shoqëruara me erë të fortë.