Moti i keq godet Filipinet, evakuohen mijëra banorë

0
2

Tre persona kanë humbur jetën dhe 400 mijë të tjerë janë evakuuar për shkak të motit të keq që ka goditur Filipinet.

Është ky bilanci paraprak i stuhisë tropikale që goditi rajonin Bicol të Luzonit jugor.

Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se tre persona vdiqën pasi muret u shembën dhe pemët u shkulën nga stuhia e dhunshme tropikale Bualoi, e cila po lëviz nga perëndimi në veriperëndim me shpejtësi prej 110 kilometrash në orë.

© SYRI.net