Moti i keq godet SHBA, stuhia e dëborës mbyll rrugët kryesore në Kaliforni dhe Nevada, rreth 60 mijë njerëz pa energji elektrike

0
99

Një stuhi masive ka goditur disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Stuhia e dëborës ka mbyllur rrugët kryesore, vendpushimet e skive dhe ka lënë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Një hartë e ndërprerjeve të energjisë tregon më shumë se 33,000 njerëz në Nevada dhe gati 24,000 në Kaliforni pa energji elektrike. Stuhia ishte më e fortë në rajonin malor të Sierra Nevada, ku erërat raportohet se arritën shpejtësinë 305 km/h (190 mph). Në majat më të larta pritej deri në 3 metra borë, tha të shtunën një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, çfarë mund të krijojë “shqetësim kërcënues për jetën” për njerëzit që jetojnë pranë liqenit Tahoe. Njerëzit janë paralajmëruar për një “rrezik të lartë deri në ekstrem orteku” atje. Një shtrirje prej 121 km e autostradës ndërshtetërore u mbyll të shtunën. Zyra e Patrullës së Autostradës së Kalifornisë, afër kufirit shtetëror me Nevadën, tha në X (ish-Twitter) se “personeli i urgjencës dhe karoatrecët e kishin të vështirë të arrinin tek shoferët për shkak të kushteve të stuhisë”.

 

Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë aty ku janë gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se mund të marrë kohë të konsiderueshme për të shpëtuar udhëtarët nëse ngecin në dëborë. Disa pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të përjetojnë mot ekstrem. Zjarret të shumtë kanë shpërthyer në Teksas, ku zjarrfikësit po përpiqen të frenojnë flakët masive mes kushteve të vështira atmosferike.