NJOFTIM MBI SITUATËN NË AKSET RRUGORE TË VENDIT
Grupet e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët, kanë qenë në terren që në momentet e para të përkeqësimit të
motit. Në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika, është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe
temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plot të situatës.



Qafë Mali-Fierzë, për momentin nuk ka
reshje, por ka prezencë të erës së fortë e cila e kthen dëborën në rrugë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.

Krumë – Qafë Prush, qarkullimi vijon pa probleme. Po kështu edhe në aksin Kukës – Bushtricë.
Në aksin Bogë -Theth, reshjet e dëborës janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës, e cila tashmë është e qarkullueshme me goma dimërore.
Në aksin Hani Hotit -Tamarë dhe Tamarë – Vermosh, reshjet janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës dhe qarkullimi po kryhet normalisht.
Në aksin U. Zapotit – Shishtavec, reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë të fortë.
Është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Temperatura është -9 gradë dhe trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm.
Në aksin Kukës – Krumë dhe Kukës – U. Zapotit, vazhdojnë reshjet e dëborës, shoqëruar me erë të fortë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.
Në aksin Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, janë ndërprerë reshjet, por ka erë të fortë dhe temperatura shumë të ulëta, deri në -12 gradë.
Vijon puna në segmentin Skuraj-Peshkopi për pastrimin dhe kriposjen e segmentit. Reshjet tashmë janë ndërprerë, por fryn erë e fortë.

Gjate ditës ka vijuar puna në segmentin Fresk – Trau Dajt, në km 5 për rrëshqitjen e skarpatës. Po merren masa për pastrimin e rrugës segmenti, Trau – Teleferiku, ku ka pasur reshje dëbore. Grupet e punës kanë punuar për pastrimin dhe kriposje. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Trau Qafë Priskë – Qafë Mollë nuk ka pasur reshje dëbore, është pastruar dhe kriposur. Rekomandohen qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Qafë Mollë – Bizë, qarkullimi i
automjeteve rekomandohet me zinxhirë.


Në rrugën e Korçë-Dardhë, ka vijuar puna për pastrimin e dëborës.
Në rrugën Korçë-Voskopojë, ka vijuar puna me pastrimin dhe kriposjen.
Në aksin Korçë – Ersekë, ka prezencë ere të fortë, në mënyrë të veçantë përgjatë segmentit nga Helmësi në Mollas.
Në segmentin Ersekë- Leskovik, trashësia e dëborës varion deri në 15-20 cm. Qarkullimi i mjeteve bëhet me goma dimërore ose zinxhirë. Temperaturat minimale variojnë deri në -6.
Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës në aksin Qafë Thanë-Pogradec.
Qarkullimi kryhet me goma dimërore.

M