Strukturat e Emergjencave Civile bëjnë të ditur se, pavarësisht motit të keq, nuk ka raportime për probleme apo dëme në territorin e bashkive të qarkut.
Megjithatë, moti i rënduar ka shkaktuar prani inertesh në disa akse rrugore kombëtare:
• Aksi Elbasan–Rrogozhinë, në vendin e quajtur Dervën
• Aksi Elbasan–Qafë Thanë, në kthesat e Murrashit dhe pranë Dragostunjës
Në këto zona ndodhen aktualisht ekipet e firmave kontraktuese, të cilat po punojnë për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e lëvizjes.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në kohë reale dhe u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes në segmentet e përmendura, për shkak të rrëshqitjeve të mundshme dhe dukshmërisë së ulët.


