Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë.
Autoritetet bëjnë të ditur se për shkak të parashikimeve për motin, është vendosur ndalimi i dhënies së lejeve të nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit nga mëngjesi i së premtes.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 20-22.12.2024!
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-22.12.2024 duke filluar nga ora 08:00 datë 20.12.2024 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE dhe VERI-VERI-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE – NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DHE BRENDA GJIRIT TË VLORËS, DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 DATË 20.12.2024.
2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.12.2024./abcnews.al