Moti i keq ka shkaktuar jo pak problem edhe në bashkinë e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë dëborë kanë bërë që zonat malore të bashkisë Elbasan si Labinot Mal, Gracen, Funar, Zavalinë, Gjinar të kenë probleme me kalueshmërinë për shkak të trashësisë së dëborës dhe ngricave në rrugë. Situata paraqitet më problematike në fshatrat Labinot Mal dhe Godolesh, ku për shkak të mos pastrimit të rrugës nga dëbora dhe mungesës së kripës rrugët janë të rrezikshme për të lëvizur. Në terren për të parë nga afër situatën me rrugët ka dal kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj. Murataj ka evidentuar akset të cilat shfaqin më tepër probleme duke i bërë thirrje institucioneve përkatëse të gjenden në kontakt me banorët dhe të jenë në gadishmëri për ndërhyrje pasi shumë situata mund të kthehen të rrezikshme.
Antari i këshillit bashkiak Erion Murataj ka bërë një thirrje edhe për qytetarët e elbasanit të cilët për arsye turizmi udhëtojnë drejtë zonave malore për të treguar kujdes dhe të pajisen me zinxhirë pasi në rrugë ka prani akulli dhe inertesh. Aktualisht qyteti i Elbasani është përfshirë nga erëra të forta të cilat kanë dëmtuar edhe pemët decorative në qytet.