Moti i keq që ka përfshirë qarkun e Elbasanit që prej ditës së djeshme fatmirësisht nuk ka shkaktuar probleme serioze tek banorët.
Shefi i Emergjencave civile në prefekturën e Elbasanit pohoi për elbasaniflash.al se të vetmet zona ku ka mungesë të energjisë elektrike janë ato ne Orenje te Librazhdit dhe Rrase te Belshit, si pasojë e erërave të forta.
Përsa i përket Elbasanit nuk raportohen probleme. Të gjithë akset rrugore janë të kalueshme. /elbasaniflash.al