Reshjet e dendura të shiut këtë mëngjes kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Rrugët kryesore të qytetit u mbushën me ujë, ndërsa në disa lagje uji hyri edhe në oborret e shtëpive.
Si pasojë e prurjeve të shumta të përroit të “Thatë”, rruga që lidh fshatrat Kamicë dhe Flakë është bërë e pakalueshme.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Klodian Zhivani shihen rrugët e mbushura me ujë.


