Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Shkodrës. Sipas informacioneve, në të gjithë qarkun raportohet rënie e ndjeshme e temperaturave.
Bëhet me dije se në Qafë Thore dhe Qafë Mali (Fushë Arrëz) kanë filluar reshjet e para të dëborës, ku trashësia arrin në rreth 2 centimetra.
Deri më tani në bashkinë e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Pukës dhe Fushë Arrëzit nuk raportohet asnjë problematikë për shkak të përkeqësimit të motit.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon normalisht, ndërsa rrugët në të gjithë territorin janë të kalueshme. Gjendja është nën monitorim nga strukturat përgjegjëse të emergjencave civile dhe njësitë vendore
© SYRI.net