Moti i keq përfshin SHBA, dimër i ashpër dhe përmbytje rekord në shtetet veriore, uji arrin 4 metra (Video)

0
135

Shtetet qendrore dhe lindore të SHBA-së po përballen me mot të ashpër, pasi erërat e forta dhe stuhitë, shiu, bora dhe përmbytjet e rrezikshme kanë përfshirë vendin, që nga e premtja.

Ndërprerje të mëdha të energjisë u shtrinë kryesisht në Çikago, të shtunën, stuhitë e forta dhe bora e madhe goditën disa shtete. Ndërprerjet e energjisë elektrike arritën kulmin e së shtunës vonë pasdite në rreth 550,000 shtëpi.

Ndërkohë semokratët e shtetit Ajova do të votojnë me postë për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar, por Presidenti Joe Biden duket se do të jetë fituesi i mundshëm, siç ndodh zakonisht kur një president kërkon një mandat të dytë. Sipas VOA,  republikanët do të mblidhen personalisht në Ajova për të zgjedhur kandidatin e tyre.

Pas reshjeve të dëborës, temperaturat e ulëta po ndikojnë edhe tek fushatat partiake në shtetin Ajova, fundjavën para votimeve paraprake të 15 janarit.

Ish-Presidenti Donald Trump anuloi shumicën e takimeve me zgjedhësit. Kandidatja republikane, Nikki Haley, do të shfrytëzojë takimet virtuale për të folur me votuesit.

 

Top Channel