Moti i keq pezullon lundrimet e trageteve të mbrëmjes nga Durrësi drejt portit të Barit

0
30

Autoriteti Portual Durrës informoi se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, Itali.

Sipas APD, ky njoftim vjen pas parashikimeve të autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit. Tragetet do të nisen drejt Barit mëngjesin e ditës së nesërme, 4 tetor.

Vendi ynë në orët e para të mesnatës do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimi të një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu në të gjithë territorin me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.