Moti i keq, policia rrugore apel shofereve

0
568

Që prej orëve të para të mëngjesit ekipi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ndodhet në terren për pastrimin e borës në aksin rrugor Shtyllë – Mashkullorë – Panarit. Ndërhyrje ka pasur edhe në segmente të tjera, siç është rruga Boboshticë-Dardhë e të tjera, në të cilat është punuar për pastrimin dhe kriposjen.

Kontraktorët ndodhen në gadishmëri në të gjitha segmentet rrugore dhe akset nacionale.

Fatmirësisht, deri më tani nuk ka pasur problematika apo aksidente të shkaktuara nga vështirësia që shoferët mund të hasin si pasojë e motit të keq.