Situata e krijuar nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dëbore dhe erë të fortë ka sjellë probleme të konsiderueshme në rrjetin elektrik në zonat malore të bashkive Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas. Sipas të dhënave zyrtare, janë konstatuar dëmtime të rrjetit shpërndarës dhe të shtyllave të tensionit të ulët, duke sjellë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Aktualisht, rreth 700 abonentë në Rajonin Elbasan mbeten pa furnizim me energji, ndërsa disa linja janë rikthyer pjesërisht në punë. Konkretisht:
• Fideri 6, Nënstacioni Librazhd – pjesërisht në punë në zonat Borovë, Stërblevë dhe Zabzun;
• Fideri 4, Polis – Nënstacioni Librazhd – pjesërisht në punë në zonat Vilan, Sopot dhe Qafë Dardhë;
• Fideri 3, Nënstacioni Gramsh – pjesërisht në punë në zonat Komuna Tunjë, Kushovë dhe Pishaj.


