Moti i keq/ Stuhia e rënduar dëmton rrjetin Elbasan, mungon energjia elektrike

0
39

Gjatë dy ditëve të fundit, mbizotërimi i motit të keq i shoqëruar me stuhi dhe erëra mjaft të forta, ka shkaktuar probleme serioze në disa fshatra malorë, në disa bashki të qarkut të Elbasanit.

Situata më e rënduar sipas burimeve zyrtare paraqitet në bashkitë Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Librazhd.

Nga kushtet atmosferike të pazakonta, janë shkaktuar dëme në sektorin energjetik, sidomos në zonën e Librazhdit. Për eliminimin e dëmeve janë në terren prej 48 orësh, duke punuar pa ndërprerje grupet e punës të OSSH Librazhd, të cilat po punojnë për riparimin e dëmeve dhe defekteve për të rikthyer energjinë elektrike qytetit dhe fshatrave të Librazhdit.

Nga stuhia dhe era e fortë, janë thyer shtylla të tensionit të ulët dhe të tensionit të lartë si dhe janë këputur disa km të përcjellësve elektrike. Po kështu, janë djegur edhe trasformatorët në disa lagje të fshatrave të Librazhdit nga shkarkimet atmosferike.

Gjithashtu, në linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm ka pasur raste të shumta të rënies së pemëve të cikat kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin energjetik në Togëz, Dorëz, Zgosht, Fushë Struden Steblevë, Neshtë, Dranovicë, Orenjë, Librazhd Qendër, lb Katund, Babje, Spathar, Dardhë, Hotolisht, Ferrë, Vehçan, Xhyrë, Polis, Sopot, Zona e Qukësit, Stranik, Stravaj, Golik, Mokër një pjesë e Rrajcës. Ndërkohë është rikthyet normaliteti në Mamël, Dopaj e Labinot Mal të Elbasanit dhe në disa fshatra të Gramshit.