Moti i paqëndrueshëm/ Vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet dëborë

0
2

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku reshjet do të mbeten prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.