Moti merr kthesë të papritur, reshjet pushtojnë Tiranën dhe jugun. Çfarë pritet nga nesër

0
190

Pavarësisht se dita ka nisur e nxehtë, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të mirë të territorit të vendit ku në disa zona janë shfaqur edhe në formë shtrëngatash. Pak para mesditës, reshjet përfshinë edhe kryeqytetin duke i kapur të papërgatitur qytetarët, të cilët në mëngjes dolën më mëngë të shkurtra dhe pa çadra.

Moti ka marrë një kthesë të fortë gjatë ditës së sotme pas disa ditëve të nxehta. Luhatjet e motit pritet të ndodhin edhe gjatë ditëve në vijim me reshje në pjesën jugore dhe lindore të vendit pavarësisht një përmirësimi të dukshëm që do të ndodhë pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme.

Temperaturat pritet të luhaten në mes 25-28 gradë Celsius në zonën qendrore të vendit duke zbritur deri në 20-24 në zonat veriore dhe veri-lindore. /abcnews.al