Moti për ditën e sotme

0
105

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore.

Ndërsa, sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk do të sjelli reshje në vend. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi
Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.