Një aksident është shënuar këtë të diel në aksin rrugor “Fier-Kraps”, ku një motor është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi 32 vjeçar i motorit është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al