Motra e Kim Jong kërcënon me armë bërthamore: Shënjestrojmë Korenë e Jugut nëse…

0
146

Koreja e Veriut ka kërcënuar atë të Jugut se do të lëshojë armë bërthamore nëse kjo e fundit sulmon shtetin komunist. Deklarata është bërë nga motra e Kim Xhong Un pas tensioneve të shtuara mes dy vendeve kohët e fundit.

Koreja e Veriut ka kërcënuar fqinjin e saj jugor me armë bërthamore nëse Koreja e Jugut sulmon Fenjanin.

Kështu ka deklaruar motra e udhëheqësit koreano-verior, Kim Jo Xhong më 5 prill, deklarata e së cilës është publikuar nga media shtetërore e vendit.

Ajo ka shtuar se nëse Koreja e Jugut tenton një përballje ushtarake me Fenjanin, Koreja e Veriut do të vërë në përdorim armët bërthamore kundër Seulit.

Megjithatë motra e liderit koreano-verior e cila ka ndikim në Partinë Popullore të vendit ka sqaruar se vendi i saj nuk do të nisë e para luftën me vendin fqinj.

Deklarata e Kim Yo Jong vjen në kohën kur tensionet në rajon janë rritur sërish dhe sulmet verbale mes dy Koreve janë të zakonshme.

Të premten, ministri i Mbrojtjes në Korenë Jugore, Suh Wook, ka thënë publikisht se forcat e armatosura të vendit të tij kanë kapacitet për të sulmuar me saktësi dhe shpejtësi infrastrukturën ushtarake të nisjeve të raketave në Korenë e Veriut.

Por edhe ai shtoi se kjo do të ndodhte nëse Seuli do të kishte sinjale për sulme nga Koreja e Veriut.

Phenjani ka alarmuar së fundi shtetet fqinje, pas testimit të një rakete të re balistike me kapacitet bërthamor, megjithëse sipas një rezolute të miratuar nga Kombet e Bashkuara, Koreja e Jugut e ka të ndaluar testimin e raketave që kanë kapacitet bërthamor.