Dy motra albine kanë shkaktuar shumë zhurmë në qytetin e tyre në Kazakistan. Asel dhe Kamila Kalaganova kanë një diferencë moshe prej 12 vitesh dhe tani ato janë kthyer në modelet më të kërkuara në vendlindjen e tyre.
Kamila është dy vjeç, Asel 14 vjeç dhe vëllai i tyre Aldiyar, tetë vjeç. Aldiyar ka pamje si të gjithë të tjerët në Kazakistan, ndërsa dy motrat dallojnë nga të tjerët.
Shumë njerëz nuk dinë se çfarë janë albinet . Nëna e saj, Aiman Sarkitova, 38 vjeç, gjithashtu ishte e tronditur kur lindi Asel. Mjekët menduar se vajza kishte një baba rus.
Ardhja në jetë e Kamilës që ishte identik si motra e saj ngjalli edhe më shumë interes.
“Fillova të lexoj shumë për këtë çështje dhe kam mësuar që fëmijët e mi janë albinëtë. Në fillim kam qenë shumë e befasuar dhe nuk dija se çfarë të bëja apo si të jetoja. Ka edhe albinë të tjerë, por unë nuk isha në dijeni të kësaj”, është shprehur nëna e dy vajzave.
Vajzat duhet të kujdesen shumë për veten e tyre dhe të mos ekspozohen nga rrezet e diellit. Nëna e tyre kujdeset që vajzat të vendosin krem dielli sa herë që dalin dhe të veshin rroba që ia mbrojnë lëkurën, madje Asel del gjithmonë me çadër.
Vajzat gjithashtu kanë probleme edhe me sytë dhe kur dalin jashtë vendosin syze. Asel ishte dhjetë vjeç kur filloi modelingun dhe tani ka 23.800 ndjekës.
Albini nuk ndryshojnë shumë nga fëmijët e tjerë, vetëm flokët, qerpikët, sytë dhe ngjyra e lëkurës së tyre.