“Motrat e Luginës”: Një grup murgeshash kultivojnë kanabis dhe fitojnë rreth 1.2 milionë dollarë në vit

0
99

Duket e pabesueshme ta imagjinosh se një grup murgeshash mund të merren me kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por është e vërtetë.

Në Kaliforninë Veriore në SHBA ekziston një grup murgeshash të cilat merren çdo ditë me këtë aktivitet. Ato përveçse me kultivimin e kanabist merren edhe me kultivimin e bimëve të tjera mjekësore.

Historinë e tyre e ka sjellë në vëmmendje BBC. Murgeshat jetojnë së bashku në një manastir. Këto gra janë “Motrat e Luginës”, të cilat udhëhiqen nga motra Kate. Ato janë anëtare të një grupi të vetëshpallur murgeshash të cilat identifikohen si shëruese dhe feministe, por më e rëndësishmja, biznesmene.

Kalifornia ishte shteti i parë që legalizoi marijuanën mjekësore në vitin 1996, dhe përdorimi rekreativ ka qenë i ligjshëm që nga viti 2016. Ligji, megjithatë, është plot me boshllëqe, që do të thotë se ligjshmëria e kultivimit të marijuanës ndryshon nga qarku në qark dhe nga qyteti në qytet. Kjo do të thotë që për Motrat e Luginës, rritja e 60 bimëve të tyre, këtu në Merced County, është e jashtligjshme.

“Sherifët e dinë këtë, ata thjesht më lejuan por në të vërtetë nuk ka asnjë arsye që ata të më lejojnë. Ata mund të më kishin ndaluar deri tani vetëm sepse është e paligjshme që kanabisi të rritet në këtë qark. Por unë mendoj se ata e dinë se ne do ta sfidonim ligjin dhe do ta ndryshonim atë më pas. Dhe mendoj se ata e dinë se do të ishte një luftë që nuk do donin ta ndërmerrnin.” tha motra Kate.

Ka një shtëpi të dytë në pronësi, të cilën motrat e quajnë “abbey”, aty bëhet i gjithë prodhimi i ilaçeve. Ata prodhojnë dhe shesin të gjitha ilaçet dhe përzierjet e tyre me bazë kanabisi, një biznes që para pandemisë fitonte 1.2 milionë dollarë në vit. Shitja përmes farmacive mund t’i ndihmojë ata të rimëkëmben, por kjo do të nënkuptonte edhe më shumë taksa për të paguar.