Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë javë, pasi që të enjten në mbrëmje e la një konferencë virtuale, për ta shfaqur pakënaqësinë e tij me problemet teknike që po shfaqeshin.
“I veçanti” Jose Mourinho s’ishte aspak i kënaqur pas ndeshjes së fundit të Tottenhamit, që përfundoi me barazim pa gola kundër Bournemouthit në Premierligës, transmeton Gazeta Express.
Kur u shfaqën disa probleme teknike në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Mourinho s’pati durim të presë dhe menjëherë i hoqi dëgjueset dhe u tha gazetarëve “Më falni djem”, përderisa po dilte nga dhoma.
Kjo video është bërë e famshme në rrjete sociale, pasi që edhe vetë gazetari që po fliste në momentin kur Mourinho u largua tha se kjo kishte ndodhur për shkak të zërit të tij. /Gazeta Express/