“Mrekullia Flick”, gjermani “pushton” Spanjën

0
30

Në 4 ditë t’i shënon 8 gola dy prej ekipeve më të mëdha në botë, Bayern Munich dhe Real Madrid nuk është një gjë që ndodh shpesh. Në Barcelonë po përjetojnë një moment magjik, ekipi i Hansi Flick është kthyer në një “makineri” perfekte, një “makineri” golash që po “shtyp” këdo që i del përpara.

Suksesi i fundit në “Bernabeu” ishte një provë force shumë e madhe, suksesi i thellë 0-4 me lojë dhe rezultat ka bërë që Barcelona të jetë në festë, me tifozët dhe ambientin që besojnë se këtë sezon mund të arrijnë gjëra të mëdha. Në vetëm 11 javë e kanë dërguar në plus 6 diferencën me Real Madrid. Në 11 javë, armata e Flick ka shënuar 37 gola, shifra përtej logjikës.