Muaji gusht ka regjistruar më pak aksidente në rrugët e vendit por më shumë viktima se muaji i kaluar.
26 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve përgjatë muajit të kaluar.
Referuar të dhënave të INSTAT, pavarësisht se kanë ndodhur 22 aksidente më pak se në muajin korrik janë regjistruar 4 viktima më shumë ndërkohë që kanë mbetur të lënduar 156 persona.
Në 91.5% të rasteve me pasojë 25 viktima janë si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit me një rritje prej 31.6% krahasuar me gushtin e vitit të shkuar.
Sipas statistikave, problematike vijon të jetë mosha 25-34 vjeç të cilët zënë më shumë se 1/4 totalit të ngjarjeve të ndodhura.
Për shkak të muajve të izolimit është regjistruar rënie e numrit të aksidenteve në tetëmujorin e parë të 2020-ës, ku numërohen 765 të tilla nga 1.014 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, shifrat e jetëve të humbura vazhdojnë të jenë të larta, pasi vetëm përgjatë këtij tetëmujori numërohen 114 viktima.
INSTAT bën me dije se 14,8 % e përplasjeve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit duke shënuar një ulje krahasuar me tetëmujorin e vitit të shkuar.
Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të aksidenteve ku numërohen 364 të tilla që kanë rezultuar fatale për 24 persona nga janari në gusht.
Pas kryeqytetit, janë Durrësi, Lezha dhe Fieri qarqet me numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhur ndërsa Gjirokastra, Berati dhe Vlora kanë shënuar numërin më të ulët përgjatë tetëmujorit të 2020-ës.
Ora news