Muaji i Ramazanit, Meka do të pranojë në vetëm myslimanë të imunizuar

0
236

Gjatë muajit të Ramazanit, vetëm myslimanët e imunizuar kundër Covid-19 do të lejohen të kryejnë pelegrinazhin Umrah, kanë thënë autoritetet saudite.

Ndryshe nga haxhi, pelegrinazhi më i shkurtër i Umrah-s nuk është i detyrueshëm dhe mund të kryhet në çdo kohë të vitit.

Ministria e Haxhit dhe Umrah-s njoftoi se tre kategori njerëzish konsideroheshin si të imunizuar: ata që kanë marrë dy doza të vaksinës; ata që kanë marrë vetëm një dozë të paktën 14 ditët e fundit dhe ata që e kanë kaluar virusin.

Vetëm këta pelegrinë do të kenë mundësi të marrin pjesë në lutjet në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës. Ministria tha se vendimi hyn në fuqi në fillim të Ramazanit, por akoma nuk dihet sesa do të zgjasë./e.b-abcnews.al