
Reshje dëbore në juglindje të vendit, reshje të cilat kanë qënë në lartësinë mbi 1000 metra. Më të dendura rreshjet e borës pasditen e sotme kanë qënë në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë aq sa trashësia e borës në majë të Bigëll ka shkuar deri në 10 cm .
Reshjet të borës ka pasur edhe në Vithkuq, Shtyllë e Voskopojë. Firmat kontraktore kanë reguar menjëherë duke pastruar aksin nacional Boboshticë- Dardhë dhe Vithkuq – Shtyllë. Burime bëjnë me dije se nuk paraqiten probleme në aksin Gjonomadh – Voskopojë.
