Një ditë me plot ngjarje për familjen mbretërore britanike ishte e mërkura e 5 qershorit.
Ai tha se gruaja e tij është “më mirë” në ceremoninë në Portsmouth. Kjo dalje publike është bërë në prag të 80-vjetorit të D-Day që do të festohet sot, më 6 qershor. Pasi 100-vjeçari Geoffrey Weaving pyeti për shëndetin e Princeshës së Uellsit ai tha se
“Ajo do të donte të ishte këtu sot.”
Kate Middleton do t’i kthehet detyrave të saj profesionale kur të ndihet mjaft mirë, por roli i saj mbretëror mund të jetë i ndryshëm nga ai që kishte më parë.
Princesha e Uellsit po “ripërcakton atë që do të jetë në gjendje të marrë përsipër kur të kthehet”, thotë një burim për Us Weekly në numrin e fundit.
“Ajo mund të mos kthehet kurrë në rolin që ishte parë më parë.”
Një ndihmës mbretëror më parë tha se Kate Middleton “do të kthehet në punë kur të marrë dritën jeshile nga mjekët”.
Top Channel