Mundën Greqinë 21 vite më parë, ku janë sot heronjtë kuqezi që bënë histori me kampionët e Europës

0
2

21 vite më parë, pikërisht më 4 shtator 2004 Shqipëria mundi 2-1 Greqinë, kampione e freskët e Europës. Golat e Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt u përjetësuan jo vetëm në një stadium të tejmbushur si kurrë më parë, por u shoqëruan edhe me një atmosferë të jashtëzakonshme në rrugët e kryeqytetit.21 vite më parë, pikërisht më 4 shtator 2004 Shqipëria mundi 2-1 Greqinë, kampione e freskët e Europës. Golat e Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt u përjetësuan jo vetëm në një stadium të tejmbushur si kurrë më parë, por u shoqëruan edhe me një atmosferë të jashtëzakonshme në rrugët e kryeqytetit.

Foto Strakosha – Aktualisht jeton në Greqi me familjen, i paangazhuar me futbollin, por djali i tij, Thomas, aktualisht portieri i Kombëtares shqiptare;

Elvin Beqiri – Trajner futbolli moshash në Kanada;

Lorik Cana – I angazhuar me biznese dhe analist futbolli;

Adrian Aliaj – Menaxher futbollistësh i afirmuar me seli në Kroaci;

Besnik Hasi – Trajner futbolli në Belgjikë, drejton skuadrën e Anderlecht;

Klodian Duro – Trajner futbolli, aktualisht i paangazhuar;

Altin Lala – Menaxher futbolli dhe biznesmen;

Ervin Skela – I angazhuar me skuadrat e moshave të klubi i Eintacht Frankfurt;

Edvin Murati – I angazhuar me biznese dhe me zbulimin e talenteve të futbollit. Ka disa biznese në Francë;

Igli Tare – Drejtor sportiv i Milanit;

Florian Myrtaj – Analist futbolli;

Trajneri Briegel – Jeton në Gjermani. Nuk drejton asnjë skuadër.