Një përfaqësi e një blloku banimi në lagjen “28 Nëntori “në qytetin e Elbasanit kanë ngritur sërish shqetësimin e tyre për mungesën e investimeve në infrastrukturë. Sipas tyre, shqetësimi më i madh është rruga që mban emri “Mifail Biçaku”. Ata thonë se lëvizja për ta në këtë segment rrugor është bërë e vështirë për shkak se rruga që lidh lagjen e tyre me qëndrën e qytetit të Elbasanit është e dëmtuar, ndaj ata apelojnë për ndërhyrje urgjente .
Të moshuarit që jetojnë në këtë bllok banimi tregojnë për incidentet që kanë pësuar për shkak të gropave të shumta që janë në këtë rrugë nga më kryesoret e lagjes 28 Nëntori.
Siç duket edhe nga pamjet, për automjetet lëvizja është e vështirë. Zona gjithashtu ka probleme edhe me ndriçimin rrugor dhe ndriçimin në brendësi të lagjes, ndaj banorët shpresojnë në një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
(Balkanweb)