Fermerët e zonës së Frakullës, Ade, Kashisht dhe Kafaraj përgjatë autostradës Levan-Tepelenë po përballen me veshtiresitë e mungesës së vaditjes dhe tregut për shitjen e produkteve.
Fermerët e zonës ankohen për kamerën e Faxnews se mungesa e ujit bën që i gjithë investimi i hedhur deri tani në kulturat e tyre bujqësore po shkon i gjithi dëm.
Një prej fermerëve deklaron se edhe pse ndodhen midis Vjosës dhe kanalit të madh ata nuk kanë ujë për vaditje dhe investimi i tij prej 2 milion lekësh po shkon i gjithi gjumë.
“Unë kam një shqetësim se nuk kam asnjë pikë ujë. Jemi midis lumit dhe kanalit të madhe dhe nuk kemi uje. Kam mbjellë dy dynim aty, kam hedh rreth 1 milion e gjysëm 2 milionë lekë dhe nuk do marr asgjë. Jemi aknkuar deri te Armando Subashi, por nuk kemi marrë zgjidhje”, tha një prej Fermerëve teksa tregoi përpara kamerës telefonin me kasën mbrojtëse të Partisë Socialiste.
Një tjetër fermerë ka deklaruar se nuk kanë marrë asnjë lekë nga subvencionet e qeverisë edhe pse kanë bërë aplikimet dhe përmbushin kushtet.
“Tregu ka qenë i mirë, por sigurisht që ka rënë. Ne mbase e kemi ndjerë më vonë nga të tjerët dhe kërkojmë ndihmë nga shteti. Ne kemi marrë zero subvecione, kemi kryer aplikimet dhe nuk kemi marrë asgjë. Deri tani s’kemi marrë asgjë, kurrë nuk i dihet, nëse kryeministri e dëgjon këtë mbase bëhet zemërgjerë”, tha një tjetër fermerë.
Fax