Mungesa e xhiros, bizneset e vogla në krizë, rrezikojnë falimentin

0
226

Përballë mungesës së klientëve dhe pasigurive të shtuara, tregtarët e vegjël shprehen pesimistë për të ardhmen dhe shumë prej tyre i frikësohen një falimenti të mundshëm.

Pasiguri të mëdha nga tjetër në këtë periudhë ndihen edhe te qytetarët të cilët kanë orientuar të gjithë shpenzimet e tyre për nevojat bazike. Një përkeqësim i situatës së pandemisë do të vinte në vështirësi buxhetet e tyre familjare.

Teksa bizneset po gjenden në vështirësi të mëdha, rimëkëmbja e tyre duket se do të kërkojë shumë kohë, kjo pasi qeveria ka njoftuar se nuk ka një plan afatshkurtër për ringritjen e tyre.

A2