Ilir Shaqiri dhe Sabiani krijuan një raport shumë të ngushtë gjatë kohës që ishin në “Big Brother VIP”. Balerini dhe këngëtari i referoheshin njëri-tjetrit si vëllezër ndërsa ky i fundit theksonte shpeshherë se Iliri ishte “100 mijë euroshi” i tij, duke i uruar fitoren.
Pas daljes nga shtëpia e famshme, Sabani vazhdoi që të mbështeste publikisht balerinin ndërsa ky i fundit ndodhej në një garë të fortë me Donald Veshaj për trofeun e madh. Pas përfundimit të BB VIP, ku balerini u shpall fitues, ata u panë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Dedikimet dhe postimet e përbashkëta nuk mungonin në rrjete sociale. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe miqësia e tyre pësoi krisje. Ishte vetë Sabiani që konfirmoi këtë gjë kur ishte i ftuar në emisionin e Donaldit, Më lër të flas.
Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani. Kur këngëtari festoi ditëlindjen, ndërsa nuk munguan urimet e shumta nga ish banorë të BB VIP, Iliri nuk u duk gjëkundi.