Mungojnë reshjet – Niveli i ujit në liqenin e Fierzës bie 30 metra nën kuotën maksimale

0
24

Kuota maksimale prej 296 metra mbi nivelin e detit është larg aktuales në liqenin e Fierzës.

Për momentin nuk ka asnjë turbinë në punë për të akumuluar rezervën ujore në ujëmbledhësin më të madh në kaskadën e Drinit, ndërsa prurjet janë 30 m3/sek.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka kryer disa blerje të energjisë për nëntorin 2024, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të popullatës.

KESH-i ka kontraktuar energji me vlera të ndryshme që variojnë nga 98 deri në 124 euro për megavat/orë, për të përballuar kërkesën në rritje që sjell afrimi i dimrit dhe për të mbuluar ndërprerjet e prodhimit për shkak të mungesës se reshjeve.